Bëhet fjalë për telefonin që Samsung pritet ta prezantojë më 1 shkurt. Edhe pse më herët është ditur që Samsung do të fillojë me shitjen e Galaxy S23 Ultra në fillim të shkurtit, ky telefon në Nikaragua tashmë mund të blihet apo provohet.
Në fakt një dyqan në Matagalp të Nikaraguas, është lavdëruar në Facebook se ka nxjerrë në shitje katër njësi të Samsungut që ka 12 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme.
Çmimi i tij akoma nuk dihet, por janë publikuar fotografitë që tregojnë se si do të duket paketimi i telefonit Galaxy S23 Ultra, dhe në cilat ngjyra do të jetë i disponueshëm.
Kujtojmë që Galaxy S23 Ultra në aspektin vizuel do të jetë pothuajse identik me modelin e kaluar, por që do të ketë kamerë ISOCELL HP2 prej 200 MP, e cilësuar e fotografive dhe videove do të duhej të ishte në nivelin më të lartë.