Që nga ajo kohë përparimet kanë qenë me hapa të shpejtë dhe janë të shumtë ata që presin efekte negative dhe positive që do të sjell inteligjenca artificiale. Kohët e fundit ka shumë pyetje rreth inteligjensës artificiale dhe ne kemi një përgjigje për 8 prej tyre:
Cfarë është inteligjenca artificiale?
Inteligjenca artificiale është një system informatik I cili ka si qëllim të realizojë detyra dhe të tregojë aftësi njerëzore që përfshijnë mendimin, të nxënit, planifikimin dhe kreativitetin. Ky aplikacion zhvillon ese duke ju referuar të dhënave digjitale në mënyrë automaktike.
Si funksionon Inteligjenca Artificiale?
Inteligjenca artificiale bazohet më së shumti “deep learning” (të thelluarit në detaje), një teksnikë që përdor sistemi me algoritma të frymëzuar nga truri I njeriut. Nëpërmjet “deep learning” është e mundur që të zhvillohen detyrat që më parë I bënin vetëm umanët.
Përse po flitet kaq shumë kohët e fundit për Inteligjencën Artificiale?
Edhe pse nuk është risi në shumë fusha, tani po flitet më sumë për inteligjencën artificiale, si një model që po synon përmbajtje të reja si tenste, krijime, audio, foto dhe video. Shembuj te modeleve janë Chat GPT dhe Dall-e.
Cilat janë problemet me autorësinë për përdorimin e testeve dhe imazheve?
IA do t’I referohet fotove dhe imazheve të vjetra, pavarësisht se do të rikrijojë një model, përmbajtja do të jetë ekzistuese, ndaj lind pyetja nëse do të kërkohet e drejta e autorit.
Inteligjenca artificiale do të rrëmbejë punën tonë?
Është ende shpejt për të dhënë një përgjigje, por me siguri disa pozicione pune me kalimin e kohës mund të shkurtohen, por me sigur IA nuk do të zëvëndësojë aftësitë humane, do të lindin detyra më të rëndësishme dhe iA do të jetë një mbështetje në punën efikase të njerëzve.
Inteligjenca Artificiale është një rrezik apo avantazh për shkollën?
Sisteme si Chat GPT janë shqetësues për profesorët, sepse studentët mund të abuzojnë. Gjithashtu mund të jetë një avantazh nëse studentët do të mësojnë ta përdorin në mënyrën dhe kohën e duhur.
Inteligjenca Artificiale mund të jetë seksiste ose diskriminuese?
Inteligjenca Artificiale referohet nga të dhënat humane, ndaj nëse të dhënat që përdor kanë përmbajtje seksiste dhe diskriminuese rrezikon të implementohet dhe në shkrimet e IAL.
Do të limitoje krijimtarinë humane Inteligjenca Artificiale?
Varet se si do të përdoret, nëse njerëzit do ta përdorin për të shtuar kreativitetin e tyre do t’i ndihmojë, nëse do të bien pre e të marrit gjithcka gati, atëherë do të ndodh e kundërta.