Google sot po lançon një numër azhurnimesh në tools-at e tij G Suite që, përveç të tjerash, sjell në Google Docs një kontrollues të gramatikës së AI, drejtshkrim më të zgjuar dhe së shpejti, drejtshkrim automatik. Kompania gjithashtu po lançon aftësinë që përdoruesit e G Suite të përdorin Asistentin e Google për të lexuar një plan kalendarik dhe, ndoshta edhe më e rëndësishmja, të krijojnë, anulojnë dhe riskedulojnë evente. Google gjithashtu po i shton Google Aasistant karakteristika të reja për t'a përdorur gjatë takimeve.
Përveç kësaj, Google njoftoi se Smart Compose së shpejti do të vijë në G Suite, gjithashtu.
Ndoshta nuk është për t'u habitur që Google po shton sugjerimet e saj të reja gramatikore në Docs. Kjo veçori, në fund të fundit, është diçka per te cilen Google ka folur mjaft pak muajt e fundit, qe kur e prezantoi për herë të parë në vitin 2018.
Google po sjell gjithashtu në Docs të njëjtën veçori automatike qe përdor në Gmail. Ky mjet përdor Google Search për të mësuar fjalë të reja me kalimin e kohës. Dhe Google njofton se po prezanton gjithashtu një sistem të ri për t'u ofruar përdoruesve sugjerime më të personalizuara drejtshkrimore bazuar në dokumentet tuaja. Kjo përfshin akronime që mund të jenë pjesë e gjuhës së brendshme të një kompanie.