Sipas “Bloomberg” Bill Gates zotëron një pasuri prej rreth 111 miliardë dollarë, duke u renditur në vendin e pestë të kësaj liste.
Nga ana tjetër kujtojmë se Microsoft ka prezantuar telefonat e saj që punojnë me sistemin operativ Android dhe lidhur me këtë pritej që Gates të përdorë pajisje të kompanisë që themeloi vetë dhe ku prej vitesh mbajti postin e drejtorit ekzekutiv.
Duke zotëruar një pasuri të tillë në jetë, sigurisht që Gates mund të ketë gjithçka. Por i pyetur përgjatë një bisede me përdoruesit e Reddit (Reddit është vendi ku njerëzit mblidhen për të bërë biseda autentike dhe interesante në internet, ku komunitetet e lojërave, forumet nostalgjike të internetit, blogerët, krijuesit e memeve dhe fansat komunikojnë së bashku me transmetuesit e videove, grupet mbështetëse, përdoruesit e lajmeve, ekspertët, artistë dhe krijues të të gjitha llojeve) njerëzit ishin kurioz të mësonin se çfarë telefoni ka zgjedhur të përdorë ai.
Gates tregoi se ka zgjedhur të përdorë pikërisht Samsung Galaxy Z Fold 3, ku ka njoftuar se planifikon ta ndërrojë modelin me një Galaxy Z Fold 4.