Një vendim tronditës për studentët dhe që vjen si shtesë e ndalimit të pajisjeve federale nga TikTok për arsye të sigurisë kombëtare.
"Ne jemi të zhgënjyer që shumë shtete po hidhen në bandën politike për të zbatuar masa që nuk kanë të bëjnë fare me sigurinë kibernetike dhe bazohen në gënjeshtra rreth TikTok," thotë zëdhënësi i aplikacionit Jamal Brown për New York Times. "Na vjen veçanërisht keq për ndikimin e këtyre politikave të nxituara në aftësinë e universiteteve publike për të shkëmbyer informacione, për të rekrutuar studentë dhe për të ndërtuar komunitete" rreth aktiviteteve të tyre, shton Brown.