Nga shkurti, grupet që duan të reklamojnë produkte për të mitur në këto platforma do të kenë akses vetëm në moshën dhe vendndodhjen e tyre, për t'u siguruar që përmbajtja e reklamave të jetë "e përshtatshme dhe e dobishme", thuhet në një deklaratë të kompanisë së drejtuar nga Mark Zuckerberg. i cili që nga vera e vitit 2021, i ka ndaluar reklamuesit të mësojnë për historinë e adoleshentëve përmes faqeve të tjera.
Grupi gjithashtu planifikon ta bëjë më të lehtë për fëmijët nën 18 vjeç që të tregojnë se kur duan të marrin njoftime për tema të caktuara, të tilla si një zhanër i serialeve televizive ose një sport specifik.