Dokumenti prej 91 faqesh i paraqitur në gjykatë, raporton ABC News, vë në dukje se nga viti 2009 deri në vitin 2019, ka pasur një rritje prej 30 për qind të nxënësve të shkollave publike të qytetit të cilët thanë se ndjeheshin "të trishtuar ose të pashpresë pothuajse çdo ditë në javë ose më shumë". Në veçanti, shkollat akuzojnë mediat sociale se janë përgjegjëse për përhapjen më të madhe të një sërë patologjish duke përfshirë ankthin, depresionin, problemet me të ngrënit dhe bullizmin kibernetik.
Jo vetëm se, sipas ankesës, e gjithë kjo e bën më të vështirë për shkollat kryerjen e detyrës së tyre për edukimin e nxënësve duke i detyruar ata të kërkojnë mbështetjen e profesionistëve të shëndetit mendor, të zhvillojnë plane mësimore alternative dhe paralele për efektet e mediave sociale si Instagram, Snapchat, TikTok etj., si dhe të trajnojë mësuesit për këtë temë.
Në thelb, padia kërkon që gjykata të urdhërojë kompanitë e mëdha të teknologjisë të paguajnë dëmshpërblim dhe të paguajnë për parandalimin dhe trajtimin e përdorimit të tepruar dhe problematik të mediave sociale.