Samsung konfirmon datën e prezantimit të serisë Galaxy S23

Thashethemet pretenduan se seria S23 do të lançohet në shkurt, por uebfaqja zyrtare e Samsung në Kolumbi ka zbuluar datën fikse duke bërë me dije se se seria e re do të shpallet më 1 shkurt.

Samsung Unpacked kishte njoftuar se Galaxy S23 është gati të shfaqet këtë vit. Përpara njoftimit zyrtar, faqja e internetit e Samsung ka konfirmuar datën e Samsung Unpacked. Thashethemet pretenduan se seria S23 do të lançohet më vonë në shkurt, por faqja zyrtare e Samsung në Kolumbi ka zbuluar se seria e re do të prezantohet më 1 shkurt. Faqja e internetit nuk zbulon shumë rreth dizajnit të telefonave të ardhshëm, por teaser përmban tre kamera.

Edhe pse Samsung e ka mbajtur të fshehtë dizajnin, renderet e telefonave kanë dalë shumë herë në internet. Nga sa duket nuk do të ketë një ndryshim të madh në dizajnin e Galaxy S23. Një informator që shkon me emrin SnoopyTech kishte postuar informacionet zyrtare të Galaxy S23 dhe Galaxy S23 Ultra, dy telefonat që kompania pritet të lançojë. Për telefonat inteligjentë kanë dalë disa informacione lidhur dhe me ngjyrat duke përfshirë; Cotton Floëer, Mistly Lilac, Botanic Green dhe Phantom Black.

Një thashethem që ka qarkulluar është për kamerën e Galaxy S23 Ultra. Telefoni sipas raporteve të shumta, pritet të ketë një kamerë primare 200 megapikselë. Për sa i përket specifikimeve të dy modelet thuhet se kanë Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, i cili është ndërtuar në procesin e fabrikimit 4nm nga TSMC. Procesori i fuqishëm me siguri rrit performancën e përgjithshme të CPU dhe GPU të smartfonëve.

Për më tepër modelet e rregullta të Galaxy S23 mund të mos marrin një përditësim të madh për sa i përket RAM-it. Ata raportohet të kenë vetëm opsione RAM 8 GB, si seria Galaxy S22. Sidoqoftë, Galaxy S23 Ultra mund të shohë një variant RAM 12 GB së bashku me 1 TB hapësirë ​​ruajtëse.

Sa i përket baterisë modelet e rregullta Galaxy S23 pritet të kenë një goditje të vogël në krahasim me paraardhësin e tij. Sidoqoftë, bateria e Galaxy S23 Ultra do të ketë të njëjtën bateri 5000 mAh si paraardhësi i tij, Galaxy S22 Ultra.