Uk Tech Hub Albania - Innovation is Great Britain & Altropost

Pjesë e programit te UK Tech Hub Albania është edhe një udhëtim në Londër për tu njohur me ekosistemin dhe partneret potencial, e cila rezervohet për 7 fituesit e cdo edicioni. Pikërisht nga kjo vizitë e nga njohjet që krijuam atje, themeluam edhe zyrat e Big Media Expert në Londër, zyrë e cila tashmë mbush 1 vjec. Kështu që shumë kujtime e emocione na vijnë në mendje kur bëhet fjalë për UK Tech Hub Albania.

Uk Tech Hub Albania - Innovation is Great Britain & Altropost

20 Nëntor 2019, Sapo akrepat shënuar 18:00 në ambjentet e Mak Albania filloi te vinte era inovacion. Dy breza të diplomuarish e shumë miq të komunitetit mikpritën të rinjt e këtij viti. 

Nuk bëhet fjalë për asnjë universitet, të paktën jo nga ai tradicionali, por për festën e hapjes së UK Tech Hub Albania, një nisëm e Ambasadës Britanike me fokus për të formuar dhe promovuar në ekosistemin Britanik start up të suksesshme nga Ballkani. 

Ishim pjesë e eventit me Altropost,  si një nga të parët që përqasën këtë nisëm tashmë përpara 3 vjetësh. Pjesë e programit te UK Tech Hub Albania është edhe një udhëtim në Londër për tu njohur me ekosistemin dhe partneret potencial, e cila rezervohet për 7 fituesit e cdo edicioni. 

Pikërisht nga kjo vizitë e nga njohjet që krijuam atje, themeluam edhe zyrat e Big Media Expert në Londër, zyrë e cila tashmë mbush 1 vjec. Kështu që shumë kujtime e emocione na vijnë në mendje kur bëhet fjalë për UK Tech Hub Albania.

Miq të mirë e mentor të mrekullueshëm, kjo është ajo që do të na mbetet në mendje nga eksperienca në UK Tech Hub, e me kënaqësi do të mbidhemi ngahera. 

Mësoni të ëndërroni akoma më tepër, - më tha David Fogel - një nga mentorët e programit, kur e ri takuam për një seancë mentorim për funding. Kur keni arritur kaq shumë në këtë Shqipëri, atëhere po keni mundësi të kërkoni më tepër - u shpreh atëhere ai. 

Prandaj edhe unë sot po e mbyll këtë artikull me një falenderim për Ambasadën Britanike dhe projektin e saj UK Tech Hub Albania dhe vazhdoj tju them , Kërkoni më shumë nga vetja, e mos lini asnjë mundësi tju rrëshkas, më e pakta që mund të fitoni është një këndvështrim i ri, i cili ju lëviz status quo. Sepse nëse nuk dështoni do të thotë që nuk keni bërë inovacion.  

Kaq për sot

XOXO

Adela