Google Maps së shpejti do të fillojë të testojë një veçori të re që është më e zakonshme për rrjetet sociale si Facebook, në vend se një aplikacion hartash: aftësia për të gjetur dhe ndjekur përdoruesit e tjerë. Në rastin e Google Maps, ajo posaçërisht po nxjerr aftësinë për të ndjekur "Local Guides" - anëtarët e komunitetit të saj që japin review në mënyrë aktive për biznese dhe bëjnë share fotografi në Google Maps dhe njohuri të tjera, si pjesë e një programi më të madh shpërblimesh.
Programi Local Guides u lançua në vitin 2015 si një mënyrë për të marrë në dorë Yelp Elites duke lejuar kontribuesit më aktivë të Maps të fitojnë statusin e dikujt që lë një përshtypje për vendlindjen e tyre. Guides shkruajnë më shumë komente të hollësishme për bizneset dhe postojnë foto, në mënyrë që të ndihmojnë përdoruesit e tjerë të Google Maps të mësojnë rreth zonës.
Në këmbim, ata marrin një shumëllojshmëri përfitimesh, si qasja e hershme në karakteristika të reja të appit, takime ekskluzive lokale, qasje falas në shërbimet e Google, zbritje dhe kuponë dhe më shumë.
Tani, Google thotë, po fillon një program pilot i cili do t'i lejojë përdoruesit e Google Maps të ndjekin Local Guides duke klikuar një buton të ri "Follow" në faqet e profileve të këtyre përdoruesve. Duke vepruar kështu, rekomandimet e Guides do të shfaqen për ju kur përdorni Google Maps. Në një seksion të ri në skedën "For you" në aplikacion, do të gjeni rekomandimet e zonës nga Local Guides.