Reklama e re e Samsung një “shuplakë” për përdoruesit e iPhone…(VIDEO)

Në mbarë botën ka përdorues të ndarë mes Samsung dhe Apple ndaj për të “thyer” këtë ndarje Samsung krijoi një reklamë të re në përpjekje për të joshur sa më shumë klientë të rinj.

"Galaxy ju pret", është pikërisht kjo thirrje në reklamë e cila i dedikohet pikërisht Galaxy Z Flip4 të Samsung, një aparat që me siguri do tërheqë vemendjen e të gjithve teksa t’ua shohin ndër duar.

Risia më e rëndësishme e Samsungut aktualisht lidhet me faktin se është një aparat që paloset ndërkohë asnjë aparat Apple nuk e ka këtë veçori.

Nëse së fundmi keni bërë tuajin Galaxy Z Flip4, ju bëjmë me dije se hapi i rradhës është Galaxy Z Fold4.

On the Fence: Attention | Samsung