Apple sot po prezanton një burim të ri për mbi 23 milion anëtarë të regjistruar të komunitetit të developers të tij, me lëshimin e një aplikacioni Apple Developer. Aplikacioni i ri është një zgjerim në aplikacionin ekzistues WWDC për Konferencën Mbarëbotërore të Developers të Apple. Në vend që të përfshijë vetëm informacione në lidhje me eventin e developers, aplikacioni do të zgjerohet për të përfshirë burime të tjera të rëndësishme - si artikuj teknik dhe dizajn, lajme për developers dhe azhurnime, video dhe më shumë. Ai gjithashtu do të ofrojë një mënyrë për developers të regjistrohen në programin Apple Developer dhe të mbajnë anëtarësinë e tyre.
Sot, informacioni për zhvilluesit është përhapur në faqen e internetit të Apple, dhe gjetkë. Madje arrin në kutinë e developers në formën e azhurnimeve të postës elektronike nga ekipe të ndryshme produktesh. Tani ajo do të jetë e disponueshme si aplikacion në celular.
Contenti i aplikacionit është i ndarë në 4 seksione: Discover- për të gjetur informacione rreth developers, lajme dhe updates; Videos- ku do gjeni video rreth aplikacionit WWDC; WWDC- për pjesëmarrësit e eventit dhe Account- ku mund të menaxhoni accountin dhe programet për anëtarët.