BE vendos afatin e fundit për përdorimin e karrikuesit universal dhe është dhjetor 2024

Sipas BE pjesë e këtij rregulli të ri do jenë një sërë paisjesh elektronike, si: telefonat, tabletët dhe kufjet...

Bashkimi Evropian u ka dhënë prodhuesve të telefonave një afat deri në 28 dhjetor 2024 për të miratuar një kabllo të përbashkët karikimi. BE-ja ra dakord më parë se pajisjet e reja elektronike portative do të duhet të përdorin një karikues USB Type-C deri në vjeshtën e vitit 2024.

Tashmë ligji ka hyrë në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe bashkë me të është caktuar një datë e saktë për kërkesën. Kompanitë si Apple, iPhone-ët e të cilëve përdorin një karikues të prodhuar nga Apple, nuk do të jenë në gjendje të shesin pajisje të reja në BE pas datës 28 dhjetor 2024 nëse nuk përdorin një kabllo universale.

Apple është prodhuesi më i madh që përdor një portë karrikimi të personalizuar e cila është ekskluzive për disa nga produktet e saj. Seria e iPhone përdor lidhësin e vet Lightning, për shembull. Greg Joswiak, nënkryetari i marketingut për Apple në mbarë botën u shpreh për Wall Street Journal se gjiganti i teknologjisë do të pajtohej "qartësisht" me ligjin.

Sipas BE pjesë e këtij rregulli të ri do jenë një sërë paisjesh elektronike, si: telefonat, tabletët dhe kufjet.

Afati i vendosur nga BE-ja ka krijuar tension për Brexit, pasi rregullorja e BE-së mund të zbatohet edhe për Irlandën e Veriut, sipas zyrtarëve të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Traktati funksionon duke mbajtur Irlandën e Veriut brenda tregut të përbashkët të BE-së për mallra, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar është jashtë tij.

Debati mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për mënyrën e reformimit të protokollit të Irlandës së Veriut mbetet e pazgjidhur. Kujtojmë se në qershor 2022, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se nuk ishte duke shqyrtuar përsëritjen e kërkesës së BE-së në lidhje me miratimin e një karrikuesi universal për telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike portative.