Kina gati planet për të dërguar astronautët në Hënë dhe Mars, pritet të zgjasë 900 ditë

"Unë besoj se ëndrra e popullit kinez për të përqafuar Hënën nga qielli do të bëhet realitet në të ardhmen e afërt”, tha z. Ji gjatë një konference shtypi. Më tej ai shtoi: “Dërgimi i një personi në hënë është bërë, por dërgimi i një personi në Mars është një çmim edhe më i madh për Kinën”.

Ai vuri theksin në shkurtimin e kohëzgjatjes së një udhëtimi të tillë ndoshta me shtytje bërthamore në vend të motorrëve të raketave konvencionale. Zyrtarët janë gjithashtu të vendosur se çdo udhëtim do të jetë vajtje-ardhje nga i cili të gjithë astronautët kthehen të gjallë dhe me shëndet të mirë.

"Teknikisht, është e realizueshme në teori, por ka sfida të mëdha në inxhinieri, sepse shkalla e vështirësisë është shumë e madhe, ne kemi vlerësuar që të paktën ky udhëtim të zgjasë 900 ditë," bazuar në teknologjitë aktuale tha z. Zhou.

Me shtytjen bërthamore, udhëtimi mund të shkurtohet në 500 ditë, tha ai pa parashikuar nëse Kina do të miratonte këtë qasje.

Huang Weifen, projektuesi kryesor i programit të astronautëve të Kinës tha se ajo po kërkonte mënyra për t'u siguruar që astronautët të mund të qëndronin të shëndetshëm në një udhëtim 500 ditorë.

“Është një sfidë shumë e madhe për njerëzit përsa i përket çështjeve mjekësore, çështjeve psikologjike dhe garancive të jetesës”, tha ajo. Pavarësisht gjithë këtyre vështirësive, Kina synon t'i përmbahet planit të saj afatgjatë për hapësirën.

“Zbarkimi në hënë dhe ulja në Mars, janë një hap shumë domethënës në zhvillimin e qytetërimit njerëzor”, tha z. Zhou. “