Por sëfundmi duket se dhe TikTok ndodhet në një problem, pasi prokurori i përgjithshëm Todd Rokita ka akuzuar kompaninë mëmë të TikTok ByteDance për shkelje të ligjeve të shtetit për mbrojtjen e konsumatorëve. Shteti amerikan i Indianës padit këtë aplikacion pasi pretendojnë se nuk mbron të rinjtë dhe privatësinë e miliona përdoruesve.
Nga ana tjetër duket se TikTok është shumë i qetë, pasi ky aplikacion e konsideron mirëqenien e të rinjve në politikat e tij dhe është i bindur se mund të përmbushë shqetësimet e sigurisë kombëtare të SHBA.
Në dokumentet e dërguara në gjykatë thuhet se: “TikTok është një ujk në petkun e deleve dhe për sa kohë që TikTok lejohet të mashtrojë konsumatorët e Indianës në lidhje me rreziqet ndaj të dhënave të tyre, ata konsumatorë dhe privatësia e tyre janë pre e lehtë”. Më tej thuhet se në TikTok promovohet, alkooli, duhani dhe droga; përmbajtje seksuale, lakuriqësi dhe tema provokuese”.
Shteti Indiana nuk ndalet me kaq, pasi po kërkon një urdhër kundër praktikave të saj dhe dënime civile kundër kompanisë për “sjelljen e saj të padrejtë dhe mashtruese”.
Pas kësaj padie ka reaguar një nga zëdhënësit e TikTok: “Siguria dhe privatësia është prioriteti ynë kryesor. Aplikacioni ka veçori kufizuese për moshën dhe kontroll prindëror dhe kompania po investon në kontrolle të mëtejshme të përmbajtjes”.
Kujtojmë se kjo padi parë nga shteti Indiana vjen pasi Teksasi, Dakota e Jugut dhe Karolina e Jugut kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e qeverisë shtetërore.